INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është marka më e shitur në 3 mujorin e fundit

Ja kush është marka më e shitur në 3 mujorin e fundit

Publikuar më: 14:02 25-09-2018

Shumë njerëz mendojnë se një numër i tillë i prodhuesve të smartphonëve nuk sjellë përfitime për shumicën e tyre. Ata janë të sigurt se vetëm dy kompani në botë kanë shitje të mirë.

Është më e përshtatshme të thuhet se ky opinion është i nguluar në njerëz të obsesionuar nga iPhone dhe smartphonet e linjës Galaxy. Por ajo që tregon numri aktual është një gjë krejt e ndryshme. Counterpoint ka lëshuar një raport të ri për smartphone lidhur me Q2 të vitit 2018, duke vënë në dukje disa detaje interesante. Edhe pse Samsung dhe Huawei vazhdojnë të udhëheqin listën, pozicionet e prodhuesve të tjerë kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Instagram Banner

Analiza tregon se Samsung vazhdon të drejtojë tregun e smartphonëve me 20% të tregut, pavarësisht rënies vjetore të dërgesave prej 11%, ndjekur nga Huawei / Honor (15%), Apple (11%), dhe nga Xiaomi me 9%.

Nokia ka dominuar mbi të gjitha në Europë ku zë pozitën e pestë me 2% të tregut, duke tejkaluar markat si LG dhe Motorola. Kjo markë ka arritur rezultate të konsiderueshme, pothuajse të papritura në më pak se dy vjet, me një rritje rekord për sektorin smartphone.

Article Logic
Execution time: 0.0024280548095703