INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është njeriu më i pasur në historinë moderne

Ja kush është njeriu më i pasur në historinë moderne

Publikuar më: 09:41 17-07-2018

CEO i Amazon Jeff Bezos ka rreth një vit që ka marë titullin e njeriut më të pasur në botë. Kjo gjë u arrit pasi ai kaloi Bill Gates.

Vjet ishte periudha e Prime Day, kohë në të cilën uljet në Amazon janë drastike, që bërë që Bezos të arrinte numrin një në listën e Forbes. Dje ishte sërish e njëjta situatë dhe askush nuk fitoi më shumë se Jeff Bezos, pasuria e të cilit arrin në 150 miliardë dollarë.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Vlen që të përmendim që vërtët rekordi që mbahej nga Gates është thyer(rekord i vendosur në vitet 90 kur Microsoft kontrollonte internetin), por ama ky i fundit ka dhuruar gati gjysmën e pasurisë së tij vetëm për bamirësi dhe është dhuruesi më i madh në historinë njerëzore. CEO i Amazon nuk e ka bërë këtë gjë dhe ja ku jemi. Ai sapo mer titullin e njeriut më të pasur të historisë moderne.

Nëse manjati Bezos do të vazhdojë që të eci me këto hapa, ai ka mundësinë që të bëhet dhe njeriu më i pasur që pas revolucionit industrial. Sigurisht që do të ishte mjaft më e lehtë për të që thjesht të vepronte si Gates, pasi vendet e para për sa i përket njerëzve më të pasur në histori janë mjaft përpara.

Andreë Carnagie, zotëruesi i 90% të industrisë së çelikut në fillim vitet 1900 është numri një me rreth 420 miliardë dollarë.
John D. Rockfeller SR., ikona më e madhe e pasurisë për sa i përket 100 viteve të fundit arriti një pasuri prej rreth 400 miliardë dollarë(ka debat në ai ishte më i pasur se Carnagie, por ky i fundit duket që t'ia ketë kaluar)
Cornelius Vanderbilt, manjati i transportit hekurudhor i fund viteve 1800 vjen në vend të tretë me rreth 340 miliardë pasuri.billionares.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003399133682251