Elvana Gjata po shijon suksesin me këngën e saj më të rë “Njesoj”, por dita e djeshme, ka qenë e veçantë për këngëtaren pasi kishte ditëlindjen një njeri shumë i veçantë për të, babai i saj. Lidhja mes babait dhe vajzës është shumë e fortë, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe për Elvanën.
Këngëtarja 29 vjeçare e ka uruar pikën e saj të dobët, babain, me anë të një video të shkurtër në Instagram.
“Pika e dobët. Gëzuar komandant”, shkruan Elvana.