Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook më 10 prill, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka lajmëronte nisjen e misionit në Letoni të grupit të ushtarakëve shqiptarë.
Pjesë e grupit me 8 efektivë nga Shqipëria ishte edhe Zarife Hasanaj, nëntetarja që humbi jetën sot gjatë një stërvitjeje, për shkak të shpërthimit të minës. Këtë video ministrja Xhacka e ka shpërndarë edhe ditën e sotme duke shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes.
Gjatë stërvitjes ushtarake në bazën e NATO-s mbetën të plagosur edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama shprehën ngushëllimet për humbjen e nëntetares Zarife Hasanaj.