5 policë dhe 7 të tjerë u plagosën sot gjatë protestës që po mbahej në Dallas, kundër vrasjes së dy personave me ngjyrë nga ana e policisë. Kjo e fundit ka arritur të vrasë një nga agresorët, i cili ishte një ish-ushtarak pa precedent penalë. Shefi i policisë së Dallasit, David Broën në një deklaratë tha se Micah Johnson, kishte shprehur dëshirën për të vrarë disa policë të bardhë. 25 vjeçari ishte i zemëruar për vrasjet e ditëve të fundit ndaj njerëzve me ngjyrë. Policia arrestoi edhe 3 persona të tjerë si të dyshuar, pasi mendohet se qitësit me snajper ishin të paktën dy. Mediat amerikane thonë se veç policëve nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një civil.