Nëse ju të gjithë e keni mësuar biçikletën sa ishit të vegjël, me Luanën ndodh ndryshe.
Ajo e ka lënë ta mësojë tani, në ambientet e Top Channel. Personin më të përshtatshëm për këtë, ka gjetur aktorin e Portokallisë, Rezart Veleshnja i cili më tepër duket sikur po ia mëson vetes sesa bukuroshes Luanë. Rezarti në timon dhe Luana e ulur pas tij na sjellin ndërmend filmin “Flutura në kabinën time”, vetëm se tani në versionin e moderuar “Luana në biçikletën time”. Urojmë vetëm që hapat fillestarë të mësimit të biçikletës me instruktor Rezin, të mos i lënë kujtim ndonjë shenjë!