Fotot e saj nëpër rrjetet sociale e paraqesin më së miri jetën luksoze që bën Adeliina Tahiri.
Udhëtime të shpeshta, pushime në vende luksoze, veshje, makina që kapin shumën e 40 mijë eurove… Të gjitha këto bënin të ngrihej pyetja se kush ia siguronte Adelina Tahirit këtë jetë luksoze. Madje këngëtarja përflitej shumë për këtë pjesë duke hamendësuar se një mashkull fshihej pas gjithë kësaj jete luksoze.
E pyetur nga moderatorja se si kishte arritur ta blinte makinën , Benz Mercedez 40 mijë euro, Adelina sqaroi për herë të parë : “Ajo makinë është blerë vjet për ditëlindjen time dhe ma ka dhuruar babi. Gjithmonë kam patur makina të mira , falë familjes sime por edhe punës sime që bëj. Besoj e kanë parë të gjithe që e gjithë Maqedonia ka qenë e pushtuar nga billboardet e Adelinës. Kam bërë edhe dy reklamat me buxhetin më të lartë në Maqedoni që ka ekzistuar deri më tani në një kontratë”.
Gjithashtu këngëtarja ka thumbuar edhe disa nga koleget e saj: “Gjithmonë diksutohet: Kush ia ka blerë?
Pse duhet patjetër të ma blejë dikush? Kjo gjë më irriton shumë sepse nuk është se Adelina dje bleu makinë , si shumica e kolegeve të mia. Unë gjithmonë kam pas makina dhe i falenderohem familjes sime. Gjithmonë kam patur një jetë shumë të mirë. Unë kam blerë makinë, por edhe më ka ndihmuar babi dhe pa ndihmën e tij nuk do kisha mundur ta blej”, përfundon ajo. /intv.al/