Edhe pse nuk shkoi në finale, Lindita Halimi pati mbështetjen e shumë artistëve shqiptarë.
Lindita ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’.Interpretimi i Lindës ishte shumë potent, shoqëruar me skenografinë e veçantë. Por ëndrra shqiptare e Eurosongut ka përfunduar vetëm me performancën e gjysmë finales, edhe pse duhet thënë se Lindita shkëlqeu dhe duhet të ndihet krenare për performancën që dha në gjysmë-finalen e parë edhe pse nuk shkoi në finale, shkruan intv.al. Të gjithë shpresonim se me Linditën, Shqipëria do arrinte në finale, por “Eurovision”-i nuk mendoi kështu. Emisioni “Fun Day” në IN Tv me moderatore Fatma Methasani foli për disa nga personazhet që uruan dhe mbështetën Lindita Halimin për në Eurovision./intv.al/
Edi Rama
Rona Nishliu
Ledina Celo
Aurela Gaçe
Ardit Gjebrea