INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë 10 premtimet për ditën e parë të Trump si President

Ja kush janë 10 premtimet për ditën e parë të Trump si President

Publikuar më: 11:50 20-01-2017

Sot Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do bëjë betimin dhe do marr zyrtarisht detyrën dhe është rasti për të shikuar se sa prej premtimeve të tij do të realizojë.

Revista “Time” sjell një listë me 10 zotimet e Trumpit, veprime që u ka premtuar zgjedhësve amerikane që do t’i realizojë ditën e parë që do të hynte në Shtëpinë e Bardhë.


Ja 10 premtimet e Presidentit të ri për sot:


1. Caktimi i një amendamenti kushtetues mbi kufizimin e numrit të mandateve të kongesmenëve
2. Ndalimi i emigracionit nga vendet që janë të lidhura me terrorizmin dhe ku verifikimi është i vështirë.

3. Heqja e barrikadave të epokës Obama ndaj projekteve energjetike, të tillë si naftësjellësi Keystone XL.

4. Ndalimi i punësimeve të reja në qeverinë federale për të reduktuar buxhetin. Ushtria, siguria publike dhe shëndeti publik janë të përjashtuara nga ky projekt.


5. Shpallë planet për të ri-negociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën ose tërheqje nga marrëveshja.

6. Heqja e kufizimeve për gërmimin e qymyrit në miniera dhe për shpimet për naftë dhe gaz natyral.


7. Anulimi i pagesave amerikane për programe mbi ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara. Përdorimi i këtyre fondeve për krijimin e infrastrukturës së ujit dhe asaj ambientaliste në SHBA.
8. Pamundësimi i kryerjes së aktiviteteve lobuese për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për pesë vite pasi lëne qeverinë.

9. Tërheqja zyrtare e Amerikës nga Partneriteti Trans-Paqësor.


10. Ndalimi i të gjithë financimeve federale për shtetet amerikane ku zyrtarët lokalë nuk arrestojnë apo shoqërojnë imigrantët që jetojnë ilegalisht në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871