Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj gjatë një konference për shtyp ka dhënë detaje nga operacioni i organizuar sot për arrestimin e personave të dyshuar si përgjegjës për grabitjet e parave të bankave më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017, në rrugën e Rinasit.
Hodaj ka thënë se arrestuarit në operacionin “Patriot” janë: Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa.
• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.