INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë 5 shkaqet që shkaktojnë fatkeqësitë ajrore [VIDEO]

Ja kush janë 5 shkaqet që shkaktojnë fatkeqësitë ajrore [VIDEO]

Publikuar më: 17:01 21-05-2016

Lajmet për ndonjë aksident ajror të tmerrshëm të ndodhur, menjëherë ngrejnë pyetje në lidhje me sigurinë e avionëve dhe kërcenimin nga terrorizmi, por përdersia faktet nuk bëhen të ditura, nuk është një zgjidhje e zgjuar të flasësh për atë që me të vërtetë mund ta ketë shkaktuar një aksident i veçante.

Gjatë kohës që hetuesit e aksidenteve, po bëjnë të pamundurën për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fluturimin e Egyptair Ms804, ekspertët besojnë se ka një numër shkaqesh të mundshme.

Simon Ashley Bennet, drejtori i Sigurisë Civile dhe Njësisë së Sigurisë në Universitetin e Leicester, thotë se ndërkohqë që një sulm terrorist, është marrë si shkaku i mundshëm, sabotimi ose dëmtimi i pajisjeve me qëllim, mund të ndodhë vetëm në një të dhjetën e rrëzimit të avionëve. Në një artikull për The Conversation, ai përshkruan 5 shkaqet kryesore për fatkeqësitë ajrore.

Gabimi i pilotit

Përderisa avionët janë bërë më të besueshëm, përqindja e aksidenteve të shkaktuara nga gabimet e pilotëve përbën rreth 50% të rasteve.

Gabimet mekanike

Përkundrejt përmirësimeve në projektimin dhe prodhimin e cilësië, gabimet mekanike përbëjnë rreth 20 përqint të rrëzimeve të avioneve.

Moti

Moti i keq, numëron rreth 10% të rasteve të humbjes së avionëve, pavarësisht pajisjeve të shpikura për përmirësimin e kushteve të parashikimit të kushteve atmosferike

Sabotimi

Rreth 10% e rrezimit të avioneve janë shkaktuara nga sabotimi, ose dëmtimi me qëllim i pajisjeve mekanike.

Forma të tjera të gabimeve njerëzore

Shkaqet e tjera të mbetura i janë atribuar formave të tjera të gabimeve njerëzore, që mund të jenë, gabimet e bëra nga kontrollorët, nga ngarkuesit, nga furnizuesit me karburantë, apo edhe inxhinierë të mirëmbajtjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223