Më datën 16 maj pritet që Jonida Maliqi të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të Eurovisionit me këngën “Ktheju Tokës”.
Kënga “Ktheju Tokës” renditet e 14-ta, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit me të rëndësishëm ndërkombëtar muzikor.
Ata janë 5 duke filluar me :
Anxhela Peristeri, këngëtare
Anxhela Peristeri është këngëtare dhe autore e njohur këngësh. Është fituese e edicionit të parë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, fituese e vendit të dytë në “C’est la Vie” dhe fituese në Kënga Magjike 2017. Së fundmi ajo realizoi edhe një recital të sajin me titull: “Reflektim”, si një punë të mirë të karrierës së saj ndër vite.
Eranda Libohova, këngëtare
Eranda Libohova ka një karrierë të gjatë muzikore që ka filluar që nga festivalet për fëmijët. Sot Eranda numëron mbi 23 këngë të sajat dhe njihet për performancat live.
Dilan Reka, këngëtar
Dilan Reka është pjesëmarrës i disa kompeticioneve të rëndësishme të muzikës ku një ndër to ka qenë Festivali i RTSH-së në nëntor të 2018 me këngën “Karma”. Gjithashtu ai ka marrë pjesë edhe tek “X-Factor”. Një artist i ri gjithnjë e në ngjitje!
Gent Rushi, pedagog, muzikant
Është i njohur për lidhjen e tij me muzikën, duke qenë shpesh edhe drejtor artistik i evinimenteve të rëndësishme dhe me peshë të tilla si “Festivali i Jazz-it Ballkanik” në Tiranë. Gent Rushi ka një kontribut për lëvrimin e muzikës xhaz në Shqipëri.
Julka Gramo, këngëtare, prezantuese televizive
Dikur ishte një këngëtare mjaft e famshme dhe aktive në skenën muzikore shqiptare, por prej vitesh nuk angazhohet më. Tanimë është drejtore e përgjithshme e “Energy Radio Albania” dhe ka një rubrikë të sajën në emisionin “Pasditja ime” që transmetohet në RTSH.
Ajo që të bie në sy tek anëtarët e jurisë është padyshim figura e Dilan Rekës.
Le të shpresojmë që dhënia e një përgjegjësie kaq të madhe, për të vlerësuar këngët pjesëmarrëse në Eurovizion ka qenë vendimi i duhur duke marrë parasysh faktin që ka edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë me një eksperiencë disa vjeçare që ende nuk kanë qenë në një karrige të tillë!/iconstyle