Dy bebet e para lindën në një ditë dhe prinderit e tyre me parë kane patur edhe një bashkëpunim… Ju kujtohet?
Muaji maj nisi shumë bukur për disa nga VIPat shqiptarë pasi disa prej tyre jane bërë prindër.
I pari femijë që u lind në këtë muaj ishte ai i këngëtarit, Mehdin Përgjeqaj, i njohur ndryshe me emrin Meda, i cili u bë baba për të katërtën here, 3 djem dhe një vajzë.
Në po të njëjtën ditë disa orë më vonë, edhe këngëtarja Altuna Sejdiu ose e njohur ndryshe Tuna. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushin që e pagëzoi me emrin Tian.
Këngëtarët Tuna dhe Meda kane patur më parë një bashkëpunim të titulluar “Verë e nxehtë” bashkë dhe me reperin Getoar Selimi.
Gjithashtu një tjetër këngëtar i njohur për shqiptarët u bë baba, reperi Majk, i cili më në fund e pranoi se ishte baba I këtij djali nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, dhe emri i djalit është Roan.
Duhet thënë se ky muaj ishte një muaj shumë i bukur për këngëtarët kosovarë./intv.al/