Në qarkun e Beratit kryeson Partia Socialiste me 25.080 vota ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 11.945 ndërkohë që Partia Demokratike renditet si forca e tretë me 9.191 vota. Sipas KQZ mandatet e fituara në qarkun e Beratit janë nga Partia Socialiste Blendi Klosi, Ermonela Valikaj, Adnor Shahmeti dhe Fadil Nasufi. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet forcë e dytë me dy mandate të fituara deri tani, Nasip Naço dhe Gledjon Rahovica. Ndërkohë nga Partia Demokratike deri tani ëshët fituar një mandat nga i pari në listë Eduart Halimi.