Zbardhen detaje të reja për dy kufomat e gjetura në Tropojë. Policia e këtij qyteti ka arritur të identifikojë me siguri emrin e njërës kufome, që thuhet se është femër, ndërsa inicialet e saj janë A.B. Ndërsa sa i përket kufomës tjetër, policia ka dyshime të forta se kufoma është mashkull, dhe dyshohet se ai është e Agim Madanit, njeriu më i kërkuar në Kosovë por dhe në Tropojë për një sërë krimesh të kryera.
Por do të jetë ekspertiza mjekoligjore e cila do të përcaktojë saktë nëse kufoma i përket Agim Madanit.
Agim Madani ishte në kërkim prej dy vitesh në Tropojë pasi dyshohet për vrasjen me plumb në kokë të 40 vjeçarit Shpëtim Sinani po në Tropojë në gusht 2014 .
Madani kishte ikur me leje nga burgu për të mos u kthyer më. Por deri tani ende nuk është vërtetuar kjo akuzë. Ndërkohë pas vrasjes ai shkoi në Pejë ku kreu dhe plagosjen e një polici dhe kreu disa grabitje.