INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë fajtorët për sulmin në Ankara

Ja kush janë fajtorët për sulmin në Ankara

Publikuar më: 17:42 20-12-2016

"Fajtore për vrasjen e Ambasadorit rus në Turqi është Britania", deklaron i liderit ultra nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky.
Zhirinovsky u shpreh se sulmi kishte për qëllim të ndalonte një vizitë të ardhshme të Erdogan në Moskë, për forcimin e marrëdhënieve me Putin.

“Perëndimi po përpiqet ta fusë vendin në konflikt dhe të gjitha konfliktet kanë qenë të frymëzuara nga Britania. Kjo është bërë qëllimisht për të frustruar vizitën e Erdogan. Një gjë është e sigurt, kjo vizitë tani për tani do të shtyhet”. tha ai

Ndërkohë, senatori i Kremlinit, Frantz Klintsevich e drejtoi gishtin nga NATO.

“Mund të jetë ISIS, ose ushtria kurde që përpiqet të dëmtojë Erdogan. Por ndoshta, kjo ka shumë gjasë, që përfaqësues të huaj të shërbimeve sekrete të NATO –s të qëndrojnë pas kësaj. Ajo çfarë ndodhi është një provokim i vërtetë, një sfidë. Është një sfidë për Rusinë.”

Article Logic
Execution time: 0.004080057144165