INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë këngëtarët shqiptarë të cilët kanë firmosur kontratë ndërkombëtare [FOTO]

Ja kush janë këngëtarët shqiptarë të cilët kanë firmosur kontratë ndërkombëtare [FOTO]

Publikuar më: 18:00 13-06-2017

Ajo më e famshmja është Era Istrefi por ja cilët janë këngëtarët shqiptarë që kanë firmosur kontratë ndërkombëtare..

Që Shqipëria ka talene kjo nuk ka dyshim por jo vetem se kane talent por edhe jane shume te suksesshëm. Në Shqiperi shume talente kane dale nga kompeticione muzikore dhe disa prej tyre kanë arritur të kenë sukses edhe as daljes nga këto kompeticione. Por disa janë spikatur nga stili I tyre I vecantë, shkruan intv.al. Por gjigandë të industrisë muzikore në botë kanë spikatur këto talente shqiptare për t’i marrë në menaxhimin e tyre dhe t’i shndërrojnë në yje botërore. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani, në IN Tv, ka folur për këto personazhe të cilët kanë firmosur kontratë ndërkombëtare./intv.al/

1.Kanita Suma

Kanita Suma këngetarja nga Shkupi, ish konkurrente e “X Factor”, firmos kontratë ndërkombëtare

Vetë Kanita ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ku shkruan:

“Zyrtare: Miq të nderuar, ju njoftoj se sapo kemi firmosur kontratë me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në Europë me seli në Greqi, “Heaven Music Greece”,për të sjellë versionin anglisht të këngës “Don’t Let Me Go” të Kanitës, shpresoj se do ju pëlqejë kur të jetë gati. Ju falenderoj për mbështetjen”.

kanita_kontrata.jpg

 

2.Era Istrefi

Era Istrefi tashmë është bërë pjesë e kompanisë më të madhe muzikore ‘Sony Music’. Këngëtarja shumë shpejt pritet të bëhet një yll ndërkombëtar. Menaxheri i Erës, Faton Shoshi me kompaninë e tij “Nesër” ka arritur marrëveshje me dy gjigantët botërorë të muzikës, Ultra / Sony Music, për të bërë një album për këngëtaren kosovare.

era_istrefi_kontrata.jpg

 

3.Baby G

Baby G u bë këngëtarja e dytë shqiptare, pas Era Istrefit, që nënshkruan kontratë me kompaninë Sony Music. Dhe me kete industry Baby G ka realizuar kengen dhe klipin “Enough”. Kënga është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, ndërsa ekskluzivitetin e saj e mban kompania e njohur ndërkombëtare ‘Sony Music’.

baby_g_kontrata.jpg

 

4.Kida

Pas Baby G, një tjetër këngetare e të njëjtit label po depërton në tregun ndërkombëtar. Kida ka arritur të nënshkruajë një kontratë me Ëatib Sony Music. Dhe ajo ka realizuar këngën e saj të parë vetëm audio “Don’t say no more” në bashkëpunim me Hcue.

kida.png

 

5. Enca Haxhia dhe Noizy

Për këngëtaren Enca Haxhia duket se ky është momenti më i bukur në karrierën e saj.

Ashtu siç përflitej prej kohësh këngëtarja ka bërë të ditur se do të jetë në menaxhimin e ‘Universal Music Group’ një nga më labelat më të rëndësishëm në botë. Në të janë pjesë edhe emra të shumtë të muzikës botërore yje te tillë si Adele, Kanye Ëest, Lady Gaga etj.

Por gjithashtu pjesë e këtij labeli është dhe Noizy, reperi i parë shqiptar që nënshkruan kontratë me ‘Universal Music Group’. Kjo kontratë do të jetë edhe më funksionale në të gjitha shtete e botës ku flitet gjuha gjermane si, Gjermani, Zvicër, Austri etj.

enca_Noizy.jpg

 

Por edhe disa këngëtarë të tjerë janë drejt famës ndërkomëtare si : Dafina Zeqiri, Elvana Gjata apo edhe Arilena Ara etj.

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979