INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë plazhet më të lira në Evropë…[FOTO]

Ja kush janë plazhet më të lira në Evropë…[FOTO]

Publikuar më: 10:01 12-05-2016

“Post Office Travel Money” ka publikuar studimin e fundit mbi barometrin e  kostos së pushimeve dhe ka renditur vendet më pak të shtrenjta për të bërë plazh në Evropë.
Studimi bazohet në koston totale të dhjetë shpenzimeve më kryesore gjatë pushimeve në disa plazhe të Evropës, duke i radhitur nga më pak të shtrenjtët. Ku përfshihen një kafe, krem kundër diellit, dezinfektues insektesh dhe tre vakte ushqim me një shishe verë në darkë. Plazhet që janë disi më të lira ndodhen kryesisht në Greqi dhe Spanjë dhe Turqi.
Çmimet për çdo shpenzim janë nxjerrë nga zyrat turistike rajonale apo kombëtare, ku ishte e mundur dhe përmes agjencive turistike të shteteve.
Nesë bëjmë një përllogaritje një ditë në Sunny Beach në Bullgari që rezulton plazhi më i lirë në këtë listë kushton 41. 55 paund me pak fjalë, rreth 7 mijë e 2 qind lekë.

Plazhi më i lirë Sunny Beach, në Bullgari

Ndërsa më i shtrenjti llogaritet, Menorca, në Spanjë

Renditja sipas plazheve më të lira:
1.    Sunny Beach, në Bullgari - 41.55 paund
2.    Plazhi Algarve, në Portugali - 47.04 paund
3.    Limassol në Qipro - 51.82 paund
4.    Costa del Sol, në Spanjë - 52.65 paund
5.    Gijon, në Spanjë - 61.01 paund
6.    Costa Blanca, në Spanjë - 62.29 paund
7.    Kreta, në Greqi - 63.16 paund
8.    Zante, në Greqi - 64.65 paund
9.    Porec, në Kroaci - 65.19 paund
10.   Kefalonia, në Greqi - 68.49 paund
11.   Marmaris, në Turqi - 70.81 paund
12.   Korfuz, në Greqi - 72.26 paund
13.   Menorca, në Spanjë - 74.40 paund

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004