INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë popujt më “pijanecë” në botë

Ja kush janë popujt më “pijanecë” në botë

Publikuar më: 18:32 26-04-2016

Është e vertetë që Shqiptarët, kalojnë shumë kohë nëpër kafene, por kjo nuk do të thotë që jemi një popull që konsumojnë shumë alkool, kjo bazuar të paktën në raportin e OBSH-së.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar hartën dhe listën e popujve që konsumojnë më shumë pije alkoolike. Këto statistika janë nxjerrë duke llogaritur sasinë vjetore të alkoolit të pastër që konsumon çdo person mbi 15 vjeç në një vit, dhe duket qartë që “dominojnë” popujt e lindjes.

Një shishe verë përmban mesatarisht 13 përqind alkool, që do të thotë 97.5 mililitra janë alkool i pastër në një shishe 750 mililitërshe. Në Rusi, popullata konsumojnë rreth 15 litra alkool të pastër në vit, kjo e barabartë me rreth 155 shishe verë ose 1500 shots-a me vodka. Këto statistika nuk e bëjnë Rusinë, shtetin që konsumon më shumë alkool, pasi vendin e parë e mbajnë fqinjët e tyre, Bjellorusia, me rreth 17.5 litra alkool të pastër në vit.

Në bazë të kësaj përllogaritjeje të kësaj organizate, shqiptarët rezultojnë të konsumojnë mesatarisht 7 litra alkool në vit, duke u renditur të parafundit në rajon, para Maqedonisë që konsumon 6.7 litra.

Nga vendet perëndimore populli më ‘pijanec’, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë portugezët, që konsumojnë mesatarisht 12.9 litra. Një francez i rritur pi mesatarisht 12.2 litra alkool në vit, një gjerman 11.8 litra, një britanik 11.6 litra, një amerikan konsumon 9.2 litra, ndërsa një kanadez pi 10.2 litra alkool në vit.

Vendet ku konsumi i alkoolit është thuajse zero janë vendet e Afrikës Veriore, ato të Lindjes së Mesme dhe aziatike si Pakistani, Afganistani e shtete të tjera myslimane.

Ja lista e popujve që konsumojnë në shumë alkool:

Belarus

Moldova

Lithuania

Russia

Romania

Ukraine

Andorra

Hungary

Czech Republic

Slovakia


Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492