INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja kush janë sëmundjet që diagnostikohen gabim [Video]

Publikuar më: 17:58 25-01-2017

Studiuesit kanë zbuluar se disa sëmundje ngatërrohen gjatë diagnostikimit për shkak të simptomave. Zakonisht ndodh që disa shqetësime të identifikohen si depresion ndërkohë që bëhet fjalë për gjendrën tiroide.  Mungesa e hormonit të thyroxinës  e cila mban në nivele normale ritmin e funksioneve të ndryshme trupore mund të shkaktojë depresion, ngadalësi dhe të ftohtë. Gratë kalojnë vite të tëra duke marrë ilaçe për depresionin ndërkohë që duhet të marrin tableta  thyroxine. Edhe humbja e kujtesës në fazën e hershme shpesh ngatërrohet me depresionin, për shkak të simptomave si, mungesa e përqendrimit, problemet me kujtesën dhe qëndrimi  i tërhequr. Ndodh më rrallë por gratë mund të diagnostikohen gabimisht me probleme të  menopauzës kur në fakt simptomat mund të jenë ato të kancerit ovarian. Lista e diagnozave të gabuara për lodhjen është e gjatë duke nisur nga sëmundjet tumoriale. Por lodhja shkaktohet edhe nga sëmundjet e mëlçisë të tilla si hepatiti C.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826