INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë shenjat e horoskopit që thonë ''të dua'' të parët...

Ja kush janë shenjat e horoskopit që thonë ''të dua'' të parët...

Publikuar më: 17:28 23-05-2018

Dilni bashkë prej kohësh dhe duket se çdo gjë shkon mirë: bini dakord me njëri-tjetrin, ndiheni mirë bashkë, argëtoheni.

Ndjeni pastaj se ka diçka më shumë, nuk është thjesht afeksion: është një magji fluturash në stomak. E megjithatë asnjë prej të dyve nuk e ka shqiptuar dyfjalëshin magjik: Të dua.

Pse? Ndoshta nga frika se do të shkatërronit romancën? Apo ndoshta keni frikë se kjo nuk është reciproke? E sigurt është se të gjithë ne e ngarkojmë këtë frazë me kuptim të tepruar, me shumë pritshmëri për t’u thënë në fillim të një historie dashurie.

Megjithatë, herëta a vonë fjala ‘të dua’ duhet thënë dhe për atë që e thotë i pari duhet kurajo e madhe. Dhe një pjesë e madhe e kësaj kurajoje ‘dekretohet’ nga shenja e zodiakut: sipas shtëpisë në të cilën keni lindur, mund të jeni ose të guximshëm edhe në dashuri.

Ka 5 shenja zodiakale që janë më të guximshme se të tjerat dhe secila prej tyre është e guximshme në mënyrën e vet: disa janë shumë kurajoze, të tjera besojnë në dashuri, të tjera thonë ‘të dua’ me qëllim vetësabotimin.

Demi. Kur demi dashuron, dashuron vërtet. Që do të thotë gjithmonë dhe përgjithmonë, pa marrë parasysh mundësinë për ta humbur këtë dashuri. Jo vetëm që një dem do të jetë i pari që thotë ‘të dua’, por nuk e harron ishi-n e tij derisa të dashurohet përsëri. Ja pse një dem jep më të mirën e tij në raportet dashurore.

Gaforrja thotë ‘të dua’ e para, por vetëm për ta larguar këtë peshë nga vetja. Është aq e tmerruar nga intensiteti ndjenjave të saj, sa e thotë aq herët, që pastaj të struket në guaskën e vet. Nëse partneri mendon se ndjen të njëjtën gjë, duhet të shtiret sikur s’ka ndodhur gjë dhe të mundohet të ndryshojë faktet, jo fjalët. Përndryshe Gaforrja do të gjejë një arsye për të sabotuar gjithçka dhe për t’i bërë ‘stand by’ ndjenjave.

Luani zakonisht thotë ‘të dua’ i pari, por vetëm për të shkurtuar kohën: urren pritjen dhe nuk ka frikë nga pasojat e shprehjes së ndjenjave të tij. Për të, të pranojë se është i dashuruar është rrjedha e natyrshme e gjërave. Për më tepër, mendimi se partneri nuk ndjen të njëjtën gjë, është krejtësisht i pakonceptueshëm për mbretin e zodiakut. Nëse ndjenjat e tij nuk janë të përbashkëta, Luani nuk ngurron ta braktisë marrëdhënien dhe të shohë në të ardhmen në kërkim të një situate më të mirë.

Peshorja do t’i thoshte ‘të dua’ edhe një llambe nëse do të mund t’i siguronte mbështetjen emocionale që kërkon në një marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë se kjo ndjenjë nuk është unike kur shprehet nga një peshore, vetëm se për të fjala ‘të dua’ nuk do të thotë patjetër një kontratë në një lidhje dashurie. Në të njëjtën kohë, Peshorja ka aspirata të mëdha nga partneri me të cilin zgjedh të jetë. Kështu që nëse thotë ‘të dua’ lehtë, s’do të thotë që nga partneri pret të njëjtën gjë. Pak bipolare në këtë pikë…

Peshqit. Një peshk ofron të njëjtin përkushtim të pashembullt për partnerin ashtu siç bën dhe me miqtë, por nëse thotë ‘të dua’, të jeni të sigurt se e ka seriozisht. Partnerit i dedikon trupin dhe shpirtin, dashuri dhe përkushtim të patundur. Nëse keni pushtuar zemrën e Peshqve, atëherë do të jetoni një histori të gjatë dashurie. Gati?

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432