INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë shenjat që nuk pranojnë kurrë ''JO'' si përgjigje

Ja kush janë shenjat që nuk pranojnë kurrë ''JO'' si përgjigje

Publikuar më: 14:04 11-04-2018

Shumë persona mund t’i quajnë këmbëngulës, disa kokëfortë, e të tjerë edhe manipulues.

Pra nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme duhet të dini se jeni në grupin e kokëfortëve të horoskopit.

Akrepi

Një i lindur në shenjën e Akrepit do t’ju dëgjojë me vëmendje atë tek ju i thoni “jo” dhe arsyet përse, por kjo nuk do t’i pengojë ata të bëjnë atë që duan gjithsesi.

Akrepët mund të përpiqen t’ju manipulojnë dhe mund të thurin plane në mendjen e tyre, ndaj duhet të keni kujdes me këtë shenjë.

Luani

Ta keni të qartë, kur një luan do të arrijë diçka, quajeni të mbaruar. Sepse sado e vështirë të duket, kjo shenjë e vendosur do të bëjë çmos që të bëjë të sajën atë që do.

Dhe pa e kuptuar as këta vetë e as të tjerët, mendimi i luanit bëhet befas mendimi që prin një grup.

Përveç kësaj, ajo që ata synojnë është komunikimi i hapur dhe i sinqertë, transmeton femrat.net. Luani nuk bën lojëra pas krahëve tuaja dhe përpiqen të mbeten pozitivë pavarësisht situatës.

Madje edhe nëse nuk pajtohet me mendimin e kundërt të dikujt tjetër, luani sërish do e respektojë.

Dashi

Hmmm! Të jeni të bindur që një “jo” nuk e ndalon asnjëherë një dash të bëjë atë që dëshiron. Dashi nuk kërkon miratimin tuaj, ndaj pyetjet që do t’ju bëjë do të jenë gjithmonë retorike, sepse cilado qoftë përgjigja juaj ata do bëjnë çfarë të duan.

Demi

Kjo shenjë është jashtëzakonisht e durueshme, ndaj kjo shenjë do të presë pa më të voglin problem derisa përgjigja juaj të shndërrohet në “po”.

Të lindurit e demit janë kokëfortë dhe të vendosur dhe nuk ndalen para asgjëje. Ama nuk të vendosin kurrë në pozitë të vështirë, sepse nëse personi tjetër nuk ka përgjigje tjetër veç jo-së, demi do e marrë atë që do në një mënyrë tjetër.

Bricjapi

Bricjapi mund të mos pranojë “jo” si një përgjigje, por ata janë shumë të mirë për ta thënë atë. Bricjapët dinë ta thonë “jo” në një mënyrë të sjellshme dhe të respektueshme.

Madje kjo shenjë nuk vendos nevojat e të tjerëve përpara vetes, por këtë gjë nuk e bëjnë në mënyrë agresive.

Ai është jashtëzakonisht i vendosur, kështu që nëse një “jo” është kundër tyre ata do të bëjnë gjithçka që situata të shndërrohet në favorin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787