INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali bashkë me 33 persona të tjerë [FOTO]

Ja kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali bashkë me 33 persona të tjerë [FOTO]

Publikuar më: 12:39 20-07-2016

Pas arrestimit të bujshëm të së martës në Itali ku iu vunë prangat 36 personave që merreshin me tregëtinë e drogës janë publikuar dhe emrat e tre shqiptarëve. Ata janë 56-vjeçari Drini Breshtika, 34-vjeçari Ndriçim Bejko, që dy rezultojnë të papunë dhe 37-vjeçarja Klodjana Shehu, e cila punonte si një bariste.

       
Operacioni i koduar “Intoccabili” (Të Paprekshmit) është zhvillaur në provincat: Frosinone, Napoli, Bergamo e Latina.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 17.600 €, 1 bimë marijuanë 1.5 metër, 0.85 gr marijuanë, 1.5 gr hashash, 1 peshore, një detektor elektronik për njohjen e parave false.
Hetimet për këtë rrjet kriminal kanë nisiur që prej vitit 2014.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimeve, policia ka zbuluar dy burime të furnizimit me drogë të një organizate që merrej me tregtimin e drogës në Frosinone. E para lidhet me dy grupe kriminale shqipare të vendosura në zonë, të cilët mundësonin sjelljen në vend të sasive të mëdha të drogës, dhe e dyta lidhet me një grup napoletan. Breshtika dhe Bejko ishin pjesë e furnizuesve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113