Lindita Halimi ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’.
Interpretimi i Lindës ishte shumë potent, shoqëruar me skenografinë e veçantë. Por gjithçka ka përfunduar vetëm me performancën e gjysmë finales ëndrra shqiptare e Eurosongut, duhet thënë se Lindita shkëlqeu dhe duhet të ndihet krenare për performancën që dha në gjysmë-finalen e parë edhe pse nuk shkoi në finale. Të gjithë shpresonim se me Linditën, Shqipëria do arrinte në finale, por “Eurovision”-i nuk mendoi kështu,shkruan intv.al
Kënga përfaqësuese me Lindita Halimin nuk mundi të përzgjidhej ndër dhjetë shtetet fituese për të shkuar në natën finale. U përzgjodhën këto dhjetë shtete:
Moldavia,
Azerbajxhan,
Greqia,
Suedia,
Portugalia,
Polonia,
Armenia,
Australia,
Qipro,
Belgjika./intv.al/