INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë ushqimet që luftojnë stresin

Ja kush janë ushqimet që luftojnë stresin

Publikuar më: 16:31 15-05-2016

Stresi, i cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e epokës sonë, është për prej problemeve më të mëdha me të cilin përballen njerëzit. Ai i dobëson njerëzit, si fizikisht edhe mendërisht. Mirëpo, a ka gjë më të mirë se ta eleminosh atë me anë të ushqimit? E gjithë lodhja, ankthi, depresioni, që mblidhen gjatë ditës, mund të eleminohen me anë të ngrënies. Ja kush janë ushqimet që ccojnë në eleminimin e stresit.

Çokollata e zezë- Në një periudhë të vështirë dhe stresuese, konsumoni sa më shpesh çokollatë të zezë. Ngrënia e saj stimulon trurin të çlirojë endorfinë, e cila është në gjendje të ulë presionin e gjakut. Çaj jeshil ose kamomili- Çaji jeshil ose i kamomilit është ideal kundër ankthit dhe stresit. Në mënyrë të veçantë çaji jeshil përmban teaninë, e cila favorizon relaksimin.    
Lajthia- Dy kokrra lajthi përmbajnë mjaftueshëm energji, në mënyrë që të përballohet dita mirë. Seleni është një antioksidant, i cili ngadalëson plakjen e parakohshme, parandalon ankthin dhe garanton humor të mirë.              
Molla- Ngrënia e një kokrre molle çdo ditë ndihmon për të parandaluar depresionin. Ky frut ndihmon në prodhimin e neourotransmetuesve antidepresiv, efektet e të cilave kanë rol të ndjeshëm në trup.  
Uji me limon- Është i njohur fakti se një gotë ujë i ngrohtë me limon në fillim të ditës, garanton energjinë e duhur për të përballuar stresin. Uji nxjerr nga trupi toksina, ndërsa limoni furnizon me vitamina dhe minerale.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428