Edhe pse Partia Socialiste nuk ka folur zyrtarisht për emrin e kandidatit për kryebashkiak të Dibrës emri më i përfolur është ai i Dionis Ymeraj, i cili aktualisht me detyrë Drejtor i Tatimeve në Bashkinë e Peshkopisë. Ymeraj është një figurë me reputacion në zonën e Dibrës.
Sipas Top Channel së pari, ai do të kandidojë në një bashki me imazh të cënuar për shkak të ish-kryetarit Shukri Xhelili.
Së dyti, ka përballë nga opozita një kandidat me reputacion në shkallë kombëtare si ish-pjesëtar i kabineteve qeverisëse dhe një nga zërat më seriozë të kampit demokrat në fushën e financave.
Së treti, ka një mungesë entuziazmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pak ditë më parë, Ilir Meta tha se zgjedhja e kandidatit të Dibrës ishte një çështje lokale dhe vendimi do të merrej në nivel lokal. Pra të gjitha palët e konsiderojnë test garën për Dibrën.