Gjatë së dielës që lamë pas, kompozitori i nderuar Aleksandër Lalo u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare duke lënë pas një krijimtari të jashtëzakonshme artistike, por duke lënë përgjysmë edhe rrugëtimin e tij në spektaklin “C’est la vie” në televizionin “Klan”, ku ai ishte pjesë e jurisë.
Lajmi për largim e Lalos nga jeta u dha mbrëmjen e së djelës, gjatë kohës që po transmetohej programi i cili ishte i regjistruar. Për respekt të Lalos transmetimi u ndalua. Mesa duket produksioni e ka gjetur zëvendësuesin e tij shkruan xing.al.
Kështu të paktën është kuptuar nga një fotografi e postuar nga Besart Kallaku në Instagram, ku ai shihet pranë Valbona Selimllarit, pjesë e jurisë së “Dance With Me” dhe komentatorit të sportit, Dritan Shakohoxha, i cili mendohet të jetë personazhi i zgjedhur nga produksoni i “C’est la vie” për të zëvendësuar Lalon. Megjithatë këtë nuk mund ta themi me bindje ky është thjesht një spekulim, sepse kjo gjë do të zbulohet në puntatën e ardhshme të spektaklit.