Mbrëmjen e kaluar Zaimina organizoi festën e ‘baby showr-it’ në prag të ardhjes në jetë të vajzës së saj.
Zai ka vendosur ta quajë Khloe, vogëlushen e cila do ta bëjë mama për herë të parë. Një festë ku mbizotëronte ngjyra rozë, me të ftuara mikeshat e saj të ngushta, këngëtarja dukej më e lumtur se kurrë. Megjithatë dikush mungoi dhe ajo është mikesha e ngushtë e Zait, Rezarta Shkurta. Me siguri kjo mungesë nuk ka qenë si pasojë e neglizhencës por për shkak të ndonjë anagzhimi që mund të ketë patur.