Futbollisti i kombëtares pas Euro 2016, zbuloi edhe një tjetër pasion të tijin që nuk e dinim...politikën.
Mërgim Mavraj ka pozuar në foltoren e Kryeministrit duke e shoqëruer këtë foto me fjalët: “Oh popull, jam gati për zgjedhjet e ardhshme, Voto15!!!!” Fansat e tij janë mobilizuar menjëherë dhe e kanë mbështetur 30 vjeçarin në “nismën e tij të re”. Madje ka nga ata që duan ta shohin edhe President. Nëse e merr me më shumë seriozitet këtë çështje, Mavraj me siguri do të ketë një kandidim të suksesshëm sepse tashmë e ka fituar zemrën dhe simpatinë e të gjithëve. Ju mbetet thjesht të votoni numrin 15.