Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur si kryetar, Gent Ibrahimin me 7 vota pro. Gent Ibrahimi vjen nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë.
Mbledhja u drejtua nga gjyqtari Nurihan Seiti dhe e pranishme në të shihet edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.
Pas konstituimit brenda 5 ditësh KLP pritet të shpallë garën për Prokuror të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë.
Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.