Vijon protesta e Opozitës, të cilët prej 11 ditësh janë ngujuar në vendin që e vetquajtën "Çadra e Lirisë".
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur disa kushte për të dal nga protesta, ku vëmëndjen më të madhe e merr, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas kreut të PD-së mënyra se si këto zgjedhje të lira mund të arrihen është vetëm krijimi i një qeverie teknike.
Kusht tjetër është dhe votimi elektronikë.
Protestës së PD përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe disa banorë të Himarës.