INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kushti i deputetit “kaubojs” për të votuar Reformën në Drejtësi…

Ja kushti i deputetit “kaubojs” për të votuar Reformën në Drejtësi…

Publikuar më: 14:12 07-07-2016

Deputeti Eduart Ndocaj në parlament ka qënë i qartë kur ka thënë kushtet e tij për të votuar Reformën në drejtësi. Ai tha se nëse nuk arrihet konsensus nuk do të votojë pro.
“Kaubojsi”  kritikoi qeverinë dhe për politikat sipas tij diskriminuese në veri të vendit, si dhe shtroi sërish shqetësimin për votën e emigrantëve.
“Kryeministrit i them se lojtarët e Kombëtares kanë nevojë për të drejtën e votës dhe jo pasaportë diplomatike se ata janë ambasadorët e vendit, u kemi dhënë pasaportë dhe u kemi mohuar votën. E kam thënë dhe e riktheksoj se ky parlament nuk do deputetë që mendojnë me kokën e tyre dhe përfaqësojnë sovranin, por kartona. Nuk e lejoj kurrë të jem një karton, misioni im është të përfaqësoj qytetarët, që përballem me shpresë të lënduar”- tha Ndocaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332