Universitetet, që cilësohen si më të mirët në botë janë Harvard, Princeton, Columbia dhe Stanford.
Projekti Open Syllabus ka monitoruar më shumë se 1 milion plane mësimore përgjatë 15 viteve në universitetet amerikane, britanike, kanadeze, australiane dhe neozelandeze dhe ka nxjerrë ato më të mirat si dhe disa sugjerime, si kush kërkon të studiojë në SHBA, të paktën duhet të lexojë Platoni, Hobsi, Makiaveli dhe Aristoteli.
Ndërsa ata që studiojnë sociologji nuk mund të shmangin librin “Manifestin komunist” të Karl Marksit. Ndërsa në zhanrin e letërsisë imagjinare, libri me titull Frankenshtajni, i Meri Shellit është vepra më e përhapur.
Ja 10 librat kryesorë në Harvard:
“Letter from Birmingham Jail”- Nga Martin Luther King, Jr.
“The Elements of Style”- Nga William Strunk
“Leadership without Easy Answers”- Nga Ronald Heifetz
“Clash of Civilizations”- Nga Samuel Huntington
“Thinking Fast and Slow”- Nga Daniel Kahneman
“The Prince”- Nga Niccolò Machiavelli
“A Primer for Policy Analysis”- Nga Edith Stokey
“Theory of Justice”- Nga John Rawls
“Principles of Corporate Finance”- Nga Richard Brealey
“Thank You for Arguing”- Nga Jay Heinrichs
Ja 10 librat më të përdorur në Universitetet Amerikane
“Republic”- Platoni
“Leviathan”- Thomas Hobbes
“The Prince”- Niccolò Machiavelli
“The Clash of Civilizations”- Samuel Huntington
“The Elements of Style”- William Strunk
“Ethics”- Aristoteli
“The Structure of Scientific Revolutions”- Thomas Kuhn
“Democracy in America”- Alexis De Tocqueville
“The Communist Manifesto”- Karl Marx
“The Politics”- Aristoteli