Kim Kardashian po jep gjithçka në linjën e saj të re të bukurisë, nën titullin KKW Beauty.
Ditën e hënë bukuroshja 36 vjeçare ndau 3 portrete ku jo vetëm shfaqej me një tualet që nuk kishte të sharë, por natyrisht nxirrte dhe “lëkurë” në pah. Dhe suksesi sigurisht që nuk mund të mos ishte i garantuar kur në mes është emri i saj, jo vetëm për shkak të pozave fantastike që realizoi. Woman’s Wear Daily raportoi se bashkëshortja e Kanye West me të gjitha gjasat do të shohë linjën e saj të kapë shifrën e 14 milionë dollarëve brenda pak minutash nga debutimi i saj. Bëhuni gati pasi gjithçka fillon ditën e nesërme në 9 të mëngjesit, dhe duke njohur Kim 14 milionëshi mund të shumëfishohet brenda orës.