Harrojeni palestrën, apo trajtimet e ndyrshme për t’u dukur bukur dhe të keni një jetë të mirë seksuale.
Vjen zgjidhja, sidomos për meshkujt: thjesht bëhu person më i mirë.
Sipas një studimi, meshkujt që janë altruist kanë më shumë sukses në krevat, sidomos nëse është mashkull.
Sipas një artikulli të publikuar në British Journal of Psychology, nga profesor Steven Arnocky, flitet sa ndikon jeta seksuale, me mënyrën si sillesh në shoqëri. Sipas tyre, njerëzit që janë më të mirë me të tjerët, kanë tendencën për të qenë plot sukses në jetën e tyre seksuale.
Kërkimi përfshiu 800 persona, ku u analizua mënyra si sillen me të tjerët dhe jeta e tyre intime.
Si përfundim ata që: ndihmojnë të tjerët pa interes, japin gjak, bëjnë bamirësi kanë jetë seksuale pa probleme.