INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja me çfarë veshje u prezantua Eneda Tarifa në tapetin e kuq

Ja me çfarë veshje u prezantua Eneda Tarifa në tapetin e kuq

Publikuar më: 13:41 09-05-2016

Kënga pjesëmarrëse e në Eurovizion, nuk ka qenë objekti i vetëm i diskutimit sa i përket Eneda Tarifës.

Është folur gjithashtu shumë edhe për veshjen që do të mbante këngëtarja gjatë netëve të këtij Festivali. Siç edhe ishte premtuar, stilistja e re por e talentuar Bora Kokëdhima, do të angazhohej me detajet për këtë pjesë dhe ka ardhur momenti për t’i zbuluar. Një fustan Savage Haute Couture, mëndafsh në ngjyrë argjendi dhe një çantë e këndshme nga DeliriumShop Albania, kanë qenë zgjedhja e preferuar e Enedës për eventin dhe në dallim nga opinionet kontraversiale për këngën, look-u i saj është mirëpritur nga të gjithë. Mbrëmjen e kaluar, teksa parakalonte në tapetin e kuq, këngëtarja ka “rrëmbyer” shikimet e të gjithëve duke u cilësuar edhe si një “statujë e artë Oskar-i”. Një fillim i mbarë për Enedën që shpresojmë të jetë edhe një ogur i mirë për në natën finale të Eurovizionit. Këngëtarja do të ngjitet në skenë mbrëmjen e dytë gjysmëfinale, me 12 maj. 

Article Logic
Execution time: 0.0042080879211426