Orët që po kalojmë janë vendimtare për situatën politike në vend dhe pritet që nga momenti në moment të zbulohet nëse është arritur marrëveshja mes Opozitës dhe Mazhorancës.
Ndërkohë në këto orë të ethshme për politikën shqiptare kreu i PD dhe Opozitës, Lulzim Basha me bashkëshorten janë duke darkuar me liderin e AAK dhe bashkëshorten e tij, siç duket në foton e siguruar nga Syri.net.
Vlen për tu theksuar se kjo vizitë e Haradinajt në Shqipëri është e para e tij pas lirimit nga burgu në Francë.