INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja miqtë që jua bëjnë jetën më të mirë

Ja miqtë që jua bëjnë jetën më të mirë

Publikuar më: 17:25 19-02-2016
Miqësia është një marrëdhënie që mund të ndërtohet në shumë forma.

Ajo ka për qëllim t’i bëjë njerëzit të ndihen më mirë, më të sigurt, sikur nuk janë të vetëm në problemet e tyre, por kanë dikë. Ja llojet e miqve të cilët na e bëjnë jetën më të mirë:
 
1. Intelektuali
Me këtë mik, mund të fitoni  kulturë. Ai nuk do t’iu vejë në siklet, për faktin se ka më shumë informacion se ju, përkundrazi diturinë e tij jua përcjellë juve.
 
2. Ai që ju shikon me prioritet
Për të jeni i rëndësishëm, pasi në shumicën e kohës ai nuk i merr vendimet pa ju pyetur ju. Ai ju shikon si më të pjekur dhe  ju vlerëson shumë.
 
3. Ai është prind si ju
Prindërit e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Nëse ju keni këtë gjë të përbashkët me mikun tuaj, pra fëmijët  kjo do ishte fantastike. Fëmijët tuaj luajnë dhe ju  e kaloni shumë mirë kohën së bashku.
 
4. Motivuesi
Keni nevojë  për të bërë diçka dhe nuk keni motivim? Ai  është aty për ju! Ky mik është gjithmonë pozitiv dhe ju bind për të realizuar diçka në jetën tuaj.
 
5. Miku juaj i vërtet dhe më i miri
Ai ju bën për të qeshur dhe ju njeh shumë mirë prej vitesh. Ky mik ju ka parë në situata të ndryshme në jetën tuaj dhe ende ju do pa asnjë interes. Ai ju kupton më mirë se çdokush tjetër.
Article Logic
Execution time: 0.0016880035400391