Këto janë momentet kur policia ka mundur të vejë në pranga Arben Kabashin, i cili kishte marrë peng një vajzë të mitur. Policia hodhi gaz lotësjellës me qëllim që të hutonte Kabashin dhe më pas u vu në pranga.
Policia e shtetit ka bërë publike pamjet e momentit të arrestimit të 46 vjeçarit, i cili mori peng një të mitur 11 vjeçare në Durrës. Në faqen zyrtare të saj në youtube, Policia e shtetit informon që jo vetëm ka shpëtuar pa asnjë pasojë të miturën por dhe ka arrestuar 46 vjeçarin, i cili është me probleme mendore.