Mediat në Turqi kanë publikuar një video, ku sipas tyre, duket momenti kur truproja njofton presidentin turk, Taip Erdogan për tentativën e ushtarakëve për grusht shteti për marrjen e pushtetit.
Erdogan ka qenë në një aktivitet, kur u njoftua nga njerëzit e tij rreth asaj çka po ndodhte.
Presidenti shtanget për një moment dhe më pas largohet nga salla ku po zhvillohej aktiviteti. Avioni i presidentit turk u ul në Stamboll pas dështimit të tentativës për grusht shteti.
Për më shumë se tre orë tanket e ushtrisë dhe disa helikopterë F16 pushtuan Ankaranë dhe Stambollin. Në kryeqytetin turk pati përleshje mes ushtarakëve që i qëndruan besnikë presidentit dhe puçistëve që tentuan grushtin e shtetit.