Presidenti Barack Obama i ka dhënë fund ditën e sotme mandatit të tij si Presidenti i 44-ërt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’i dorëzuar çelësat e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Çifti Obama ishin të pranishëm në ceremonië e inagurimit të Trump, dhe pasi presidenti i zgjedhur përfundoi betimin e fjalimin e tij, ata u larguan për herë të fundit nga “Capitol Hill”. Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump i shoqëruaran ata deri në momentin e fundit, ku pasi u përshëndetën, ish-presidenti Obama, u kthyer nga të pranishmit dhe i përshëndeti të gjithë. Me siguri të gjithë kanë pasur në mendje të njejtën fjalë: Faleminderit!