INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja motivi i përjashtimit nga puna bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Ja motivi i përjashtimit nga puna bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Publikuar më: 12:36 12-12-2016
Intv.al ju sjell disa nga arsyet e përjashtimit nga puna, bazuar te shenja juaj e horoskopit.
Secila shenjë ka karakteristikat e veta dhe mesa duket edhe pushimi nga puna ka ndikimin e tij.
 
Dashi
Dëmtojnë  makinën e kompanisë
Njerëzit e shenjës se dashit i pëlqen të shkojnë në limit dhe tejkalimi i shpejtësisë i çon drejt aksidenteve. Nëse janë dukë përdorur makinën e punës, kjo gjë do bënte që të rrezikonin vendin e punës, për dëmin që shkaktojnë.
 
Demi
Flenë te tavolina e punës
Motoja e njerëzve të shenjës së demit është kjo : “ Mos e shtyni të bëjë një punë me shpejtësi”. Nëse dikush ju bën presion, biologjikisht reagoni duke mos qenë produktivë në punë. Kur kjo gjë ndodh shpesh, përfundoni duke e humbur vendin e punës.
 
Binjakët
Janë të pavendosur
Intv.al shton se njerëzit e shenjës së binjakëve, njihen për natyrën e tyre shumë të pavendosur. Kjo gjë i shtyn ata, ta reflektojnë këtë gjë edhe në vendin e punës, gjë që shefi nuk e toleron. Si pasojë, humbasin vendin e punës.
 
Gaforrja
Shakatë e tepruara
Edhe pse shakatë ndikojnë mirë në atmosferën e vendit të punës, gaforret edhe e teprojnë. Ata  ndonjëherë nuk e kontrollojnë veten e tyre me shakatë që bëjnë me kolegët e punës. Jo të gjithë mund të durojnë këto shaka, prandaj gaforret rrezikojnë vendin e punës me pakënaqësitë që mund të krijojnë në vendin e punës.
 
Luani
Mendoni se mund të kontrolloni gjithçka
Njerëzit e shenjës së luanit, sipas intv.al e kanë të vështirë të marrin urdhra nga të tjerët. Ata duan të kontrollojnë kolegët e punës, por kjo gjë sjell pakënaqësi te të tjerët. Luanët mendojnë se të tjerët duhet t’ju binden, por kjo i çon ata drejt humbjes së vendit të punës.
 
Virgjëresha
Kur gjykojnë të tjerët
Intv.al  thotë se njerëzit që i përkasin shenjës së virgjëreshës, duan të jenë perfektë dhe këtë e shfaqin edhe te kolegët. Ata mendojnë se janë shumë perfektë në gjërat që bëjnë dhe gjykojnë kolegët në punën e tyre. Kjo gjë sjell pakënaqësi në vendin e punës dhe ata mund të përjashtohen.
 
Peshorja
Ankohen shumë për punën
Njerëzit e shenjës se peshores, përpiqen shumë në punën e tyre dhe kur nuk marrin vlerësimin e duhur. Ata priren të ankohen shumë për punën e madhe që bëjnë dhe vlerësimin e paktë që marrin në fund. Dëshpërimi që shfaqin në vendin e punës, i çon ata ta humbin vendin e tyre të punës.
 
Akrepi
Ofendoni në vendin e punës
Akprepët janë të rrezikshëm në vendin e punës, pasi në momentin që e ndjejnë që kanë pak siguri në punë, fillojnë edhe ofendojnë të tjerët. Kjo gjë i çon drejt humbjes së punës së tyre, pasi krijojnë armiqësi.
 
Shigjetari
Puna me orare fikse ju mbyt
Intv.al shton se njerëzit që i përkasin shenjës së shigjetarit, janë të prirur për të punuar larg zyrave dhe dëshirojnë të njohin njerëz të rinj. Ata abuzojnë ndonjëherë duke dalë dhe mezi zgjohen për të shkuar në punë. Kjo gjë bën që ata të pushohen nga puna.
 
Bricjapi
E bëjnë shefin të ndihet i paaftë
Intv.al shton se bricjapët e bëjnë shefin e tyre të ndihen i paaftë, duke u treguar ambiciozë. Në fund, shefi i tyre, i tregon rrugën duke e pushuar.
 
Ujori
Nuk kanë dhembshuri për të tjerët
Njerëzit e shenjës së ujorit nuk e kanë të mirë komunimkimin me të tjerët. Ata nuk dinë të jenë bashkëpunues me të tjerët, gjë që i çon në krijimin e konflikteve me kolegët e punës. Kjo është një ndër arsyet pse ujorët pushohen nga puna.
 
Peshqit
Vetëm idetë e veta kanë vlerë
Njerëzit që i përkasin shenjës së peshqve, janë pushuar nga çdo punë që kanë pasur. Ata duan të realizojnë gjërat që vetëm ata i duan dhe kjo gjë i bën të rrezikojnë vendin e punës. Peshqit nuk e pranojnë dot faktin se në punë nuk mund të jesh i vetëm.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648