Fakti i të qënurit një nga vajzat më seksi në showbiz, i ka kushtuar goxha Luana Vjollcës.
Moderatorja e Top Channel nuk ka qenë vetëm në vëmëndje të shtypit rozë por edhe të meshkujve. Kështu, 31 vjeçari me banim në Londër, Besmir Lila kishte kohë që ishte fiksuar me Luanën madje i dashuruar marrëzisht me të.
Adhuruesi ishte i bindur se kishte një lidhje tashmë me 26 vjeçaren pasi në dëshminë e dhënë në polici pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vetë Luana nuk ishte fare në dijeni për këtë “lidhje” të supozuar nga ana e tij.
Lila është prej kohësh një nga fansat që mbushnin me dhurata luksoze dhe buqeta të shumta me lule moderatoren. Madje persona të afërt me Luanën pohojnë se djali në fjalë i ka dërguar shpeshherë lule asaj në punë si dhe bizhuteri dhe një celular.
Madje Besmir Lila shpesh shkonte pranë Top Channel, ku edhe i kërkonte të takoheshin. Por pavarësisht refuzimit të saj, ai nuk hiqte dorë dhe e priste para televizionit derisa Luana të largohej për në shtëpi.
Familja e moderatores është shprehur se nuk e kishin konsideruar si kërcënim fiksim e 31 vjeçarit pas Luanës deri në momentin kur ai u konfliktua me të dashurin e saj, Krenar Çoçaj.
Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh.
Të njëjtin fakt ka shpjeguar në polici edhe Çoçaj, që po ashtu ka bërë kallëzim ndaj personit që tashmë është arrestuar pas incidentit që u shkaktoi. Burimet thanë se Çoçaj ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas përleshjes fizike që pati me fansin që i shqetësonte të dashurën.
Nga ana tjetër, edhe personi i arrestuar ka pësuar disa dëmtime fizike, pasi po ashtu është goditur nga Çoçaj. Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit i janë gjetur edhe armë në makinë, madje njërën prej tyre ishte duke e marrë ndërsa përballej me Krenarin, gjë që linte dyshime se mund ta përdorte atë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë të dhënë të mëtejshme mbi qëllimet e Besmir Lilës. Ndërsa hetimet vazhdojnë, paraditen e sotme 32-vjeçari nga Lundra do përballet edhe me masën e sigurisë kundër tij. Lila pritet që të mbërrijë sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të vendoset masa. Nuk dihet nëse të pranishëm do të jenë edhe Luana dhe partneri i saj Krenar Çoçaj, megjithatë gjasat janë që të marrë pjesë avokati i tyre.