Pasi u përcaktuan 3 çerekfinalistët e parë ditën e djeshme, Kampionati Europian do të vazhdojë sot me 3 ndeshjet e rradhës në kuadër të 1/8-ave.
Takimi hapës i ditës së sotme, do të jetë përballja mes Francës dhe Irlandës, takim që nis në orën 15:00, në stadiumin Stade des Lumiers.
“Gjelat” llogaritën favoritë në këtë sfidë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre, por edhe kualiteti është në anën e francezëve.
Ndërkohë, në orën 18:00, në stadiumin Pierre-Mauroy, Gjermania përballet me Sllovakinë, në një ndeshje, ku favorizohen kampionët e botës, edhe pse ekipi sllovak e ka mposhtur në një ndeshje miqësore para fillimit të Europianit.
Në orën 21:00, stadiumin Stadium Municipal përballet Hungaria me Belgjikën. Dy rivale historike në duelin e së vërtetës. Dy fanela të njohura të futbollit evropian do synojnë në 90 minuta, ndoshta dhe më tej fitoren respektive.
Sot takohen:
15:00 - Francë-Irlandë
18:00 - Gjermania-Sllovaki
21:00 - Hungari-Belgjikë