INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ndryshimi drastik që i ka ndodhur një nëne, pasi nuk konsumoi më kafe

Ja ndryshimi drastik që i ka ndodhur një nëne, pasi nuk konsumoi më kafe

Publikuar më: 12:17 02-08-2016
Shumica prej nesh nuk e nis dot ditën, pa pirë kafe.
Lorraine O’Loughlin, nga Warrenpoint, Irlanda e Veriut, arriti të dobësohej 50 kg, pasi mbipesha po e stresonte shumë. Nëna e tre fëmijëve, e kishte zakon të konsumonte rreth 15 filxhanë kafe në ditë. Ajo vendosi të ndryshonte këtë zakon, duke hequr dorë përfundimisht nga kafja. 
Për shkak të sasisë së madhe të kafeinës që konsumonte gjatë ditës, 28-vjeçarja vuante nga pagjumësia gjatë natës, e si pasojë vetëm hante.
 “Nuk më mungon fare. Tashmë po ushqehem shëndetshëm dhe po bëj gjumë të mirë gjatë natës, kështu që trupi im nuk ka më nevojë për kafeinë që të funksionojë”, thotë 28-vjeçarja pasi hoqi dorë nga kafja.
 
Më tej ajo shton, “Çdo gjë është ndryshe tani që unë kam humbur peshë, më parë kam qenë kaq e trembur dhe kurrë nuk doja të largohesha nga shtëpia.
Tashmë, ajo ndihet shumë mirë me veten e saj dhe i jep kurajo femrave të tjera që janë mbipeshë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036191940307617