INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja në cilët sektorë femra paguhet më shumë se meshkujt

Ja në cilët sektorë femra paguhet më shumë se meshkujt

Publikuar më: 12:10 07-07-2017

Shpesh herë është ngritur problematika që femrat paguhen më pak se meshkujt, konkretisht rreth 6.3% më pak.
Por kjo panoramë nuk është për të gjithë sektorët.
Sipas të dhënave nga INSTAT në disa sektorë femrat edhe pse mund të kenë të njëjtat pozicione detyrash si meshkujt, paga e tyre është më e lartë.
Nga 22 sektorë vetëm në 8 prej tyre meshkujt janë më të paguar, kryesisht në, art , apo sipërmarrje për argëtim dhe zbavitje, ku paga e tyre është 30% më e lartë në krahasim me të femrave.
"Aktivitetet Administrative dhe Shërbimet mbështetëse” është sektori i dytë ku femrat kanë prioritet në pagë me 13% , sektori i Energjetikës etj.
Sektorët ku meshkujt paguhen më shumë janë pasurit e patundshme dhe industria përpunuese, kryesisht me 25 dhe 23%.
Edhe pse vazhdon të ketë një diferencë në pagat midis gjinive, nga viti në vite ato po behën më optimiste për femrat.

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281