INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja në shoqërinë e kujt është Tuna pas ndarjes me Cozman

Ja në shoqërinë e kujt është Tuna pas ndarjes me Cozman

Publikuar më: 15:21 25-04-2016

Ata të dy ishin një ndër çiftet më të përfolur të momentit, por lidhja e tyre e pati një fund.

Tuna dhe Cozman i dhanë fund kësaj lidhje vetëm pak javë më parë dhe dyshohet se shkaku ishte deklarata publike e Noizy-t se kishte fjetur me Tunën.  Edhe pse ky lajm u mësua vetëm nga mediat online sepse ish çifti nuk bëri  asnjë koment mbi ndarjen, ata të dy tashmë bëjnë secili jetën e vet. Por si po e kalojnë ata këtë periudhë? Udhëtimet janë mënyra tipike sesi  çiftet e ndara mundohen të kalojnë periudhën e vështirë të post-ndarjes.

Ndërsa Cozman ndodhet në Londër dhe duket se është zhvendosur për të jetuar atje përgjithmonë, Tuna po i kushton kohë vetes duke u relaksuar në plazh.  Edhe pse zemërthyer, Tuna duket më në formë se kurrë teksa shfaq linjat e saj në këto foto të sapo publikuara nga  ajo vetë. Por me kë po i kalon këngëtarja këto pushime? Është ndonjë mashkull i ri në jetën e saj? Kurizotetin ua shuajnë këto foto në të cilat duket 30 vjeçarja në shoqërinë e mikeshës së saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836