INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja nga çfarë rrezikoheni nëse vishni çdo ditë taka të larta

Ja nga çfarë rrezikoheni nëse vishni çdo ditë taka të larta

Publikuar më: 09:16 28-07-2016

Për vite me radhë femrat janë paralajmëruar për dëmtimet që mund t’iu shkaktojnë këmbëve dhe kyçeve këpucët me taka të larta.
Por, si duket rreziku është më i madh seç është menduar më parë. Një specialist ka zbuluar se veshja e vazhdueshme e këtyre këpucëve mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit.

Dr. David Agus, profesor i mjekësisë tek Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka zbuluar në librin e tij “A Short Guide To A Long Life” se mund të ketë një lidhje potenciale mes këpucëve me taka të larta dhe kancerit.

Siç shpjegon për “Daily Mail Online”, veshja e këpucëve të parehatshme çdo ditë nuk shkakton vetëm dhimbje dhe dëmtime të kyçeve, por shkakton në mënyrë aktive nivele të ulëta të inflamacionit, duke qenë se trupi forcohet shumë për mbajtjen e ekuilibrit gjatë ecjes.

Edhe pse inflamacioni është pjesë e procesit të shërimit natyral të trupit, ai mund të kthehet në një problem më të rëndë nëse bëhet kronik, apo nëse vazhdoni të vishni këpucë me taka të larta çdo ditë.

“Lloje të caktuara inflamacioni janë lidhur me sëmundje degjenerative nga më të rrezikshmet, si sëmundjet e zemrës, alcajmeri, sëmundjet autoimune, diabeti dhe mudn të rrisin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga kanceri”, shpjegon prof. Agus.

Inflamacioni kronik mund të pengojë procesin e riparimit të ADN-së në trup, duke ju vënë këstu në rrezik nga sëmundje të ndryshme.

Sipas prof. Agus, edhe pse kanceri mudn të shkaktohet nga kodimi i gabuar i gjeneve brenda ADN-s, çdo gjë që dëmton ADN-ën ose pengon procesin e saj natyral të riparimit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Article Logic
Execution time: 0.0039308071136475