Sot është një ditë e shënuar për reperin Noizy.
Kjo sepse ai mbush 30 vjeç.
Edhe pse e ka nisur qetë, vetëm me miqtë e ngushtë dhe familjen, jemi të sigurtë që festa do të vazhdojë edhe pas mesnatës.
Përveç vëmëndjes mediatike, kanë qenë edhe urimet e shumta të fansave dhe miqve ato që ia kanë bërë më të larmishme ditën Noizyt.
30 vjeçari pasi u kthye nga Anglia, arriti të njohë vetëm suksese në Shqipëri dhe këtë retrospektivë për veten e bëri pikërisht sot duke nisur nga një foto e tij ku është vetëm 4 muajshe, e postuar teksa po priste orën 00.00, duke treguar se është rritur bashkë me suksesin.
Ndërkohë që Noizy vazhdon me festimet pranë mamasë së tij dhe miqve, iu sjellim disa nga urimet më të veçanta që reperi ka marrë deri tani duke nisur nga dy anëtaret femra të grupit, Çiljetën dhe Encën.