Edicioni i 61-të i festivalit më të rëndësishëm të këngës në Europë ka filluar sonte në Stockholm të Suedisë. 42 shtete pjesëmarrëse do të përformojnë në dy gjysmëfinale të cilët nga vlerësimi i publikut dhe jurive përkatëse të shteteve, do të kualifikohen për në finalen e madhe me datë 14 maj.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Eneda Tarifa do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj këngën e saj “Përrallë”, ndërkohë ajo ka postuar në Instagram, një foto direkte nga skena e madhe e Eurovision, duke pritur për gjysmëfinalen e parë .
Ndryshe nga Eneda, këngëtarja e talentuar Venera Lumani që do të jetë “back vocal” në performancën e Eneda Tarifës, ka postuar një video në Instagram, ku na tregon atmosferën dhe skenën e Eurovizionit.
Kënga me të njëjtin titull e Alexander Rybak, është shpallur fituese në vitin 2009, shpresojmë që të jetë një ogur i mirë për Enedën dhe stafin e saj.